Rikthehet në Shqipëri koka e Zeusit-Asklepius, e cila ishte grabitur nga muzeu arkeologjik i Butrintit që prej vitit 1991. Objekti është gjetur në Itali.

Në mjediset e Ambasadës Shqiptare në Romë, u zhvillua edhe ceremonia e gjetjes së këtij objekti me rëndësi të veçantë, në të cilën merrni pjesë ambasadori shqiptar në Itali, drejtuesit e karabinierisë italiane, shtetasi italian që dispononte këtë objekt si dhe një delegacion nga Shqipëria, i cili kryesohej nga zëvendësministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve Ekrem Spahia.

Ekrem Spahia: “Koka e Zeusit që sot po i dorëzohet shtetit shqiptar si procedues ligjor i tij është një nga shembujt më të spikatur të këtij trafiku të paligjshëm, por që sot e tutje do të jetë edhe një nga shembujt më të spikatur të angazhimit serioz dhe përkushtimit të një shteti palë të konventës së UNESCO-s sikurse është edhe Italia. Gjej rastin që në emër të shtetit shqiptar të falënderoj sinqerisht dhe miqësisht përfaqësuesit e karabinierisë italiane për punën dhe përkushtimin e tyre profesional dhe serioz.”

Ky objekt  i jashtëzakonshëm, i cili  mungoi për 18 vjet do të vendoset në muzeun Historik Kombëtar./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami