Partia Lëvizja e Legalitetit ka miratuar listat e kandidateve, te cilët do te konkurrojnë ne zgjedhjet e 28 Qershorit.

Gjate mbledhjes se këshillit te larte është miratuar dhe programi, te cilin kandidatet do ta prezantojnë gjate fushatës ne takimet me elektoratin.

Sipas kryetarit te PLL-se, Ekrem Spahia, ne këto zgjedhje koalicioni i djathte ku bën pjese dhe Partia Lëvizja e Legalitetit do te dalë fitimtar.

Ekrem Spahia: “Partia Lëvizja e Legalitetit është e bindur që ky ekip i kandidatëve të saj për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 Qershorit do të kontribuojë dukshëm për rezultatin elektoral të PLL-së dhe fitoren e koalicionit të djathtë në përgjithësi. Fitorja e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe ripërtëritja e mandatit qeverisës do të na krijojë mundësinë që sipas marrëveshjes elektorale me Partinë Demokratike të jemi partnerë në bashkëqeverisjen e vendit në hartimin e programit qeverisës dhe përfaqësimit në të gjitha nivelet e pushtetit në përputhje me peshën politike që do të dëshmohet nga zgjedhjet e 28 Qershorit.”

Janë plot 140 kandidate te cilët do te konkurrojnë ne 12 qarqe nen logon e PLL-se.

Ne fund te fjalës se tij Spahia ka theksuar se Partia Lëvizja e Legalitetit është e përgatitur qe ne qeverisjen e ardhshme te japë një kontribut maksimal./tvklan.al