Këtë të hënë janë kthyer për stërvitjen parasezonale dy prej lojtarëve të Barcelonës të cilët ishin të angazhuar me përfaqësueset e tyre në europianin e zhvilluar në Gjermani

Lewandowski dhe Christensen u paraqitën në mjediset e klubit pasi përfunduan pushimet, disi më të shkurtra se zakonisht për shkak të europianit

Robert Lewandowski udhëhoqi Poloninë, gjatë euopianit por nuk luajti në të gjitha ndeshjet pasi mungoi fillimisht për arsye dëmtimi. Përfaqësuesja e tij nuk pati një paraqitje të mirë dhe u eliminua në një grup tejet të fortë, në grupin D së bashku me Francën, Austrinë dhe Holandën.

Ndërkohë, Christensen luajti në të katër ndeshjet e Danimarkës, të cilët u eliminuan nga Gjermania në turitin e 16-shes.

Tani plotësisht të relaksuar, Leva dhe Christensen iu nënshtruan disa ekzaminimeve mjekësore. , Ata ende nuk kanë nisur stërvitjet nën urdhrat e trajnerit te iri Hansi Flick. Stërvitjen e parë pritet të nisin të martën.

/tvklan.al