Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën do të mblidhet në orën 13:00. Pritet që të merret vendimi pas kërkesës së grupit të PS.

Socialistët kanë kërkuar masë disiplinore për 5 deputetët e djathtë: Gazment Bardhi, Luan Baçi, Flamur Noka, Edi Paloka dhe Ervin Salianji. Kjo kërkesë vjen pas zhvillimit të seancës plenare, ku pati tensione të shumta.

Të Enjten që shkoi u rikthye ‘kaosi’ në sallën e Kuvendit, ndërkohë që jashtë Parlamentit opozita protestoi.

/tvklan.al