Të tjera shtëpi janë gati për banorët e prekur nga tërmeti në Kavajë. Është kryeministri Edi Rama ai që ka publikuar pamje nga ndërtesat e reja.
“Mirëmëngjes, dhe me hapjen e të tjera dyerve të reja për familjet e prekura nga tërmeti në Kavajë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri.
Ndërkohë në postimin e kreut të qeverisë nuk bëhet me dije se sa është numri i familjeve që do të futen në banesat e reja të rindërtuara./tvklan.al