Rama inspekton godinën bashkëkohore që u shërben 700 nxënësve
E rindërtuar me standartet bashkëkohore dhe kapacitete të shtuara, hap dyert në prag të 7-Marsit, shkolla 9-vjeçare “Skënder Libohova” në Lushnje.
Këtë investim e panë nga afër Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren Ogerta Manastirliu dhe ministrin Taulant Balla.
“Është një shkollë që ka një kapacitet mbi 600 nxënës, ku falë investimit të ministrisë së Arsimit dhe të bashkisë Lushnje, tashmë është në kushtet më të mira dhe me standartet më të larta, me klasa të shtuara.”
Këtë vit përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive në kuadër të Programit të Rindërtimit, përfundojnë ndërtimin e tyre rreth 100 objekte arsimore në të gjithë vendin.
Klan News