Raporti nxjerr se papunësia dhe dhuna është në rritje
Dita Ndërkombëtare e Rinisë i gjen të rinjtë në Shqipëri më të varfër, më të dhunuar dhe në gjendje edhe më të mjerë se një vit më parë.
Raporti i përvitshëm kombëtar “Rinia në Shqipëri“ dhe Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë, evidenton problemet më kryesore të grupmoshës 15-29 vjeç, të cilët përbëjnë edhe 23 përqind të popullsisë së vendit. Madje në anketimet e realizuara me të rinjtë gjatë periudhës së pandemisë, 49% e tyre deklaruan se ata ose një familjar i tyre, humbën vendin e punës.
Emigracioni i moshave të reja është një shqetësim për mbarë vendin. Gjatë 10 viteve të fundit janë larguar nga Shqipëria mbi 140 mijë të rinj e të reja. Po ashtu shqetësuese është edhe papunësia. 51% e të anketuarve në këtë grupmoshë kanë thënë se nuk janë në marrëdhënie pune.
Edhe të diplomuarit vuajnë papunësinë, sipas të dhënave të INSTAT, gjatë vitit 2019, rreth 14,4 % e të rinjve me arsim të mesëm dhe 12,3 % me arsim të lartë janë pa punë.
Klan Plus