Tre Luanët shkojnë në Dusseldorf për ndeshjen e tyre çerekfinale të shtunën në mbrëmje.
Gareth Southgate është i vendosur të bëjë ndryshime në formacionin e tij teksa kërkon të arrijë në katërshen e fundit.
Rio Ferdinand është i bindur se Kobbie Mainoo duhet të mbajë vendin e tij në krah.
Mesfushori 19-vjeçar bëri startin e tij të parë në turne kundër Sllovakisë në 1/16.
Ish-mbrojtësi i Anglisë, Ferdianand aktualisht ndodhet në Gjermani si pjesë e ekipit të ekspertëve të BBC-së.
Ndërkohë, Mainoo ka bërë tre paraqitje deri më tani në Euro 2024.
Pas paraqitjeve si zëvendësues kundër Serbisë dhe Sllovenisë, ai ishte partner me Declan Rice në mesfushë që nga fillimi herën e fundit përballë Sllovakisë.
Roy Keane ishte i impresionuar me adoleshentin gjatë mbulimit të ITV, duke u shprehur: Shifi gjërat që ai po bën. Unë luajta në atë pozicion, por ai po bën gjëra që ndoshta më deshën 10 vjet për t’i mësuar.
“Ai padyshim që ka pasur një themel të madh në Man United dhe ai është duke u futur në zakone të mira, por ne kemi parë në këto ndeshje të mëdha – dhe kur ju jeni duke luajtur për Man United, çdo ndeshje është një lojë e madhe për Man United, kështu që ai do të përballoj gjithë këtë”.
Southgate pritet të fokusohet në një ndryshim formacioni, me një zhvendosje në mbrojtje me tre lojtarë.
Ezri Konsa ka të ngjarë të zëvendësojë Marc Guehi të pezulluar dhe të plotësëoje treshen e mbrojtjes së bashku me Kyle Ëalker dhe John Stones.
Ndërkohë, Trent Alexander-Arnold dhe Bukayo Saka janë besuar për të mbuluar pozicionet e mbrojtësve të krahut.
Përfshirja e Saka-s lë mundësinë që Phil Foden dhe Jude Bellingham të dy të fillojnë pas Harry Kane në sulm.
Mainoo mund të mbajë vendin e tij përkrah Rice në mesfushë, por Conor Gallagher gjithashtu është testuar në këtë rol nga Southgate.
/tvklan.al