Votimi me shumice te thjeshte ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve mund te beje zëvendësimin ne liste proporcionale te deputeteve, te cilëve u ndërpritet mandati sipas nenit 71 te kushtetutës.
Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Arben Ristani, e mbështet këtë logjike ne kodin elektoral, i cili shprehet qarte për rastet e vendimmarrjes se cilësuar, pikërisht ne nenin 24 te tij.
Arben Ristani: “Tek vendimet qe duan pesë vota nuk përfshihet vendimmarrja në rastin e nenit 164. I përcakton 162, 163, 166. Atëherë do pesë vota. Për shkak se vendimi që mundet të marrë KQZ-ja në këtë rast është një veprim administrativ fare i thjeshtë, pra vendimmarrja që Partisë Socialiste i takojnë 15 deputetë për shembull për Tiranën është vendimmarrje e mbyllur, është e dhënë tashi një herë e përgjithmonë për këto zgjedhje. 15-ta nuk ndryshon. Janë mandate që i takojnë kësaj partie. Lista është e miratuar, nuk ndryshon më. Thjesht përcaktojmë se kush është i 16-ti në listë për shkak se lista është e depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe duke qenë kështu legjislatori nuk e ka futur këtë lloj vendimmarrje në vendimmarrjen e cilësuar. Ka thënë vetëm në rastin kur shpërndahen mandatet për zonën zgjedhore”.
Sipas Ristanit procedura ligjore parashikon qe KQZ te veproje sapo merr njoftimin nga kuvendi për mungesën e deputeteve.
Arben Ristani: “Është pikërisht për faktin që kjo listë është e depozituar dhe e miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që kuvendi e njofton vakancën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe është ai që jep pastaj emrin që vjen në listë në rastin konkret. Kjo është procedura që ndiqet”.
Neni 164 i kushtetutës thotë se KQZ, merr vendim për dhënien e mandatit kandidatit te radhës ne listën e kandidateve te regjistruar sipas nenit 67 te këtij kodi.
Kjo procedure, qe sipas Ristanit votohet edhe me një shumice prej vetëm 4 anëtarësh te komisionit, nuk do te mund te bllokohej edhe ne rast vënie ne lëvizje te Gjykatës Kushtetuese.
Arben Ristani: “Nuk mund të ketë ankimim, më duket mua nga mënyra si e konceptoj unë dhe e shikoj unë qoftë kushtetutën, qoftë ligjin. Në rast se do të ketë ndonjë kërkesë për të interpretuar kushtetutën në gjykatën kushtetuese shqyrtimi i kësaj kërkese për interpretim të kushtetutës absolutisht nuk mund të pezullojë veprimtarinë e KQZ”.
Deputet qe sapo kane përfituar mandatin tashme kane një afat edhe me ngushte brenda te cilit kodi elektoral i ngarkon me detyrimin qe te bëjnë betimin, vetëm 30 dite.
Pas kësaj KQZ do te përfshihej ne një tjetër procedure zëvendësimi mandatesh ne listën proporcionale te subjektit politik./tvklan.al