Tashmë Robert Berishën do ta shohim jo vetëm si këngëtar por edhe si moderator pasi në fillim të muajit tetor ai do të moderojë programin e tij të parë +16 vjeç. I ftuar në emisionin Rudina në Tv Klan ai tregoi i si lindi idea e të paturit një emision të vetin.
“Gjatë pandemisë unë isha në Amerikë dhe kthimin e kisha nga Stambolli ku ngela dy ditë. Isha me Taynën dhe menaxherin e saj dhe ngelëm aty. Në 19 Mars kur u kthyem u fut Kosova në karantinë dhe në aeroport na morën me busa dhe na çuan në konviktet e studentëve. Për dy javë i vetmi argëtim kanë qenë Instagrami dhe rrjetet sociale. Në Instagram nuk isha futur asnjëherë live dhe aty u futa për herë të parë.
Pastaj fansat sa njerëz kam pasur kur live. Ishte futur e Dua Lipa live gjatë karantinës dhe kishte vetëm 6 mijë njerëz duke e parë që ajo ka miliona ndjekës. Ajo është këngëtare shumë e mirë por ndoshta nuk është funny. Tek unë rrinin 2 orë dhe kisha 17mijë e 600 njerëz. Tregoja barcoleta, këndoja, kisha dhe barcoleta me spec siç i thoni ju dje aty lindi idea për emisionin +16. Të gjithë më thoshin gjynah që nuk e ke një emision tëndin”, është shprehur Robert Berisha. /tvklan.al