Kreu i prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Robert Bosch, ka deklaruar nga Gjirokastra se nuk i takon të flasë në lidhje me ndryshimin e mandatit të OSBE-së në Shqipëri.

Sipas tij është Finlanda ajo që drejton dhe vendos për fatin e kësaj organizate, por gjithashtu kërkohet dhe dëshira e vendit mikpritës, në rastin tonë të Shqipërisë, nëse ka nevojë për asistencë nga kjo organizatë apo jo.

Ai tha se Shqipëria ka bërë përpara përsa i takon reformës zgjedhore. Ambasadori Bosch gjatë takimit ka ngritur shqetësimin për problemet që ka sistemi gjyqësor, trafiku i paligjshëm apo dhe integrimi i gruas në shoqëri dhe vendimmarrje.

Një vend që do të integrohet në familjen evropiane, tha ai, duhet të plotësojë disa kritere dhe këto janë tepër të rëndësishme./tvklan.al