Sulmuesit të Real Madrid, Rodrygo, i është rikthyer sërish dëmtimi. Braziliani u rikthye nga lëndimi, por ka braktisur ekipin sërish, pas vetëm dy ndeshjeve të luajtura.
Rodrygo ka ndjerë dhimbje në këmbën e tij të majtë dhe për këtë arsye nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës në kampionat ndaj Girona.
Kujtojmë se lojtari ishte i dëmtuar edhe muajin e kaluar, kur humbi ndeshje të rëndësishme si ajo ndaj Barcelonës, Liverpool apo edhe Leganes.
Rodrygo luajti ndaj Getafe dhe Athltic Bilbao, ndërsa i është shfaqur sërish problemi dhe trajneri Ancelotti nuk ka dashur ta rrezikojë, duke e lënë jashtë për tu rikuperuar plotësisht. /tvklan.al