Protagoniste në këtë sukses pas 26 vitesh ishte Erblira Bici
Roma Volley do ta mbajë mend gjatë datën 24 Mars 2024.
Skuadra e volejbollit arriti sigurinë matematikore që do të marrë pjesë për herë të parë në historinë e vet në fazën play-off të titullit kampion.
Skuadra e Erblira Bicit fitoi sfidën me Novarën me rezultatin 3 – 1 me sete ku lojtarja shqiptare realizoi 23 pikë.
Bici është shënuesja e tretë në sezonin e rregullt në kuotën 491.
Klan News