Erblira Bici është bërë pjesë e më të mirave të kampionatit italian të volejbollit. 29-vjeçarja është mes 4 lojtareve që po votohen për më të mirën e janarit në Serinë A.

Votimi bëhet në faqen zyrtare të Ligës Italiane të Volejbollit për Femra.

Bici ka shënuar 90 pikë gjatë këtij muaji, duke ndihmuar skuadrën Valefolja të qëndrojë në grupin e skuadrave të fazës play off.

Tv Klan