Në lagjen Zinxhirat në qytetin e Gjirokastrës banojnë 3 mijë romë me rreth 780 familje. Kushtet e jetesës për këtë popullsi sa vijnë e bëhen më problematike. Mungesa e ujit të pijshëm, energjisë elektrike dhe kushteve higjeno-sanitare është një dukuri e zakonshme për këtë lagje të banuar nga romët. Gjendja e ekonomike nuk i lejon që të dërgojnë fëmijët në shkolla. Nga 1200 fëmijë të këtij komuniteti në shkollat fillore, shkojnë vetëm 40 prej tyre. Shumica nuk dinë shkrim e këndim.
Në këtë lagje është bërë i mundur vetëm ndërtimi i një kopshti nga Fondacioni Soros ku mund të shkojnë edhe fëmijët e romëve të këtij komuniteti. Baza materiale, trajnimi i mësuesve, mjetet didaktike dhe pjesërisht në ushqim bëhen nga Fondacioni Soros. Mungesa e punës i ka bërë romët të emigrojnë në Greqi gjatë muajit maj dhe tetor.
Pushteti vendor në qytetin e Gjirokastrës nuk ka treguar asnjë interesim për këtë lagje. Edhe pse romët kanë kërkuar mundësinë për përpunimin dhe kultivimin e shelgut, nga Bashkia e Gjirokastrës nuk është dhënë asnjë përgjigje./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti