Një vajzë e re është ngacmuar seksualisht në mënyre sistematike që në moshën 13- vjeçare nga xhaxhai i saj.

Toni-Sue Hinchliffe, tani 21 vjeçe, nga Rochdale Manchester, u dërgua në moshën 4 – vjeçare të jetonte me xhaxhain Andy Walker dhe hallën e saj.

Familja kishte probleme prandaj vendosi që vajzën e tyre të mitur ta linte tek të afrimit, por nuk menduan kurrë se jeta e saj do të kthehej në një ferr të vërtetë.

Në fillim Walker ishte një baba i dashur dhe i përkushtuar, por pasi Toni-Sue arriti pubertetin ai filloi të abuzonte seksualisht me mbesën e tij.

Për ditëlindjen e 16-të të saj, ai i bleu asaj një vibrator.

Edhe pse në fillim e kishte të vështirë të fliste për historinë e saj të tmerrshme, Toni- Sue, tashmë ka vendosur të heqë dorë nga anonimati dhe të ndajë historinë e saj.

Gjatë ditës Andi ishte një baba i mrekullueshëm. Natën, ai u bë një person tjetër. Fillimisht isha shumë e zemëruar dhe doja ta vrisja. Por tani, gjithçka që ndiej është trishtim. Unë vetëm dua të di pse ndodhi e gjitha kjo

”, ka thënë ajo.

Toni-Sue ka rrëfyer se fëmijëria me tezen dhe xhaxhain e saj ishte “shumë e lumtur” në fillim dhe ajo filloi t’i thërriste ata nënë dhe baba.

Unë kisha gjithçka që mund të më nevojitej, isha në kurse të ndryshme dhe nuk më mungonte asnjë gjë. Ai ishte një baba i mirë.

Kur Toni-Sue u mbushi 13 vjeç, Walker i dha asaj një telefon celular, filloi t’i blinte ëmbëlsira dhe make-up në këmbim të favoreve seksuale.

Ai gjithashtu i blinte asaj të brendshme seksi dhe e detyronte t’i vishte në sy të atij dhe më pas i bënte fotografi dhe video.

“Unë qaja dhe i lutesha për t’i fshirë ato, por ai nuk pranonte, madje më filmonte fshehurazi teksa bëja dush. Ai nisi të masturbonte para meje dhe në këtë moment fillova të shqetësohesha vërtet. Ai më tha të mos i tregoja askujt”

.

Xhaxhai i saj ishte i martuar dhe kishte fëmijë me bashkëshorten e tij.

Deri në kohën kur Toni-Sue ishte e mitur, ajo ndihej e izoluar dhe nuk fliste me asnjë person të afërt apo shoqe, pasi abuzimet e kishin bërë të mbyllur në vetvete.

Unë u përpoqa të kontaktoj mami tim në Facebook duke krijuar një profil të rremë

“, tregon ajo.

Nëse unë do lejoja që ai të më prekte dhe të abuzonte me mua do më lejonte që të flisja me mamin tim. Ai ishte absolutisht i sëmurë.

“Edhe pse ai kurrë nuk më përdhunonte, por më prekte dhe bëntë gjeste të tjera të turpshme kundrejt meje”.

Në kohën kur u largua nga shkolla, Toni-Sue vuante nga depresioni.

Në moshën 16 vjeçe, ajo u takua me të dashurin e saj të parë.

Unë isha ende e virgjër. Nuk kisha pasur marrëdhënie, por Andi mori gjithë pafajësinë time.

Kur Andi e kuptoi, që unë kisha kryer marrëdhënie, ai u bë si i çmendur dhe vëtëm bërtise, se pse unë kisha bërë seks me një djalë dhe nuk e hoqa virgjërinë me atë!”

Ai nisi të më dërgonte tekste me përmbajtje seksuale dhe njëherë i dashuri im i lexoi dhe u tmerrua. Ai më bindi të flisja me familjen time dhe ata kontaktuan me policinë.

Pas denoncimit tim në polici, këta të fundit shkuan në shtëpinë e tyre dhe gjeten me qindra fotografi dhe video me përmbajtje seksuale. Ai u arrestua dhe më pas u dënua më 4 vite burg nga gjykata e Machesterit.

“Unë nuk e kuptoj atë që e bëri atë të ndryshojë nga të qenit një baba i mirë në një përbindësh.

“Tani dua të tregoj historinë time për tu thënë viktimave që bien pre e abuzimeve seksuale të dinë se gjithmonë është mirë të flasësh dhe të mos heshtin

”.//tvklan.al