Anullimi i koncertit në minutat e fundit në Manchester të Nicki Minaj pas arrestimit në Hollandë, zemëroi fansat e saj, të cilët e prisnin nga momenti në moment të ngjitej në skenë. Po aq ka zemëruar edhe vetë reperen amerikane, e cila ishte ajo që ndau një video gjatë momentit të ndalimit në një aeroport të Holandës në platformën X.
Minaj u arrestua pasi dyshohej se me vete kishte drogra të lehta, ndonëse kjo e fundit nuk e pranoi akuzën. Për këtë dyshim, reperja amerikane pranon se u mbajt për rreth 6 orë në qeli, ndërsa vetëm në mesantë arriti në hotelin ku do të qëndronte në Manchester.
Për mungesën në koncertin ku ishin prezentë 2.000 fansa, Nicki Mianj u kërkoi ndjesë duke shkruar se ja dalën që ajo mos ngjitej dot në skenë pa përmendur emra konkretë, por fansave të saj u premtoi rikthimin, madje edhe me një bonus për të gjithë ata që e pritën.
Tv Klan