Lajme Arkiva 2003
Policia ka qenë fare pranë kapjes dhe lirimit të pengut por operacioni i saj ka dështuar 24 orë para se djali të lëshohej nga vetë pengmarrësi. Si rrallë herë në historinë e rrëmbimeve të ndodhura në vendin tonë apo jashtë, grupi policor i punës i drejtuar nga kreu i policisë kriminale në ministri Sokol Bizhga ka arritur të gjejë zonën se ku gjendej pengu me rrëmbyesit dhe ta izoloj atë.
Nëpërmjet rrjetit telefonik dhe një pune perfekte teknike është gjetur zona se kur vinin telefonatat. Gjatë orëve të para të rrëmbimit dhe pikërisht gjatë orëve të para të Kaninës. Ndërsa burimet operative kishin qartësuar edhe më tepër autorët e mundshëm të rrëmbimit. Por operacioni i gjetjes në flagrancë të pengmarrësve dhe viktimës ka dështuar në momentin e fundit. Vetë pengu tregon se një natë më parë sirenat e policisë ishin fare pranë vendit ku po mbahej.
Klajdi Shehu: Kam dëgjuar disa të shtëna dhe me shpresën se do të më lironin nga vendi ku unë ndodhesha prisja me padurim, të dëgjoja një hapje dere apo një zë të policisë dhe unë të bërtisja e të thosha se ndodhesha këtu, por e kundërta ndodhi dhe unë jam larguar prej vendit ku unë ndodhesha.
Gjatë katër ditëve të mbajtur peng 20 vjeçarit i është ndryshuar 2 herë vendodhja, policia ka ndaluar të plotfuqishmin e zonës duke konstatuar se ishte ky efektivi i policisë që bashkëpunonte me rrëmbyesit duke informuar për lëvizjet e policisë në zonë si dhe duke shmangur kontrollin ku mbahej pengu.
Janë ndaluar gjithashtu edhe dy autorë të mundshëm të rrëmbimit. Izolimi i zonës ku mbahej pengu nga policia dhe kërcënimet të bëra publike nga biznesmeni Sulo Shehu se do të paguaj 10.000.000 dollarë për të gjetur djalin dhe për të ndëshkuar autorët e krimit bënë që autorët e ngjarjes ta ndienin veten të izoluar dhe të rrezikuar nga në flagrancë. E vetmja mënyrë shpëtimi në këto rrethana mbeti lirimi i Klajdit.
Pas kësaj policisë dhe prokurorisë i mbetet të zbardhë autorët dhe të implikuarit në këtë rrëmbim. Ndërsa biznesmeni Shehu shënjestra e ngjarjes ka vendosur të mos largohet nga biznesi i tij.
Suli Shehu: Policia arriti rezultate dhe duhet ti arrijë deri në fund. Personat që kanë kryer krimin duhet të kapen dhe të mos shpëtojë asnjëri, në të kundërt gjithçka dështon. Vërtetë ne e fituam djalin, por nuk fituam qetësinë. Sepse në qoftë se shpëtojnë ata këtë puno do të bëjnë. Në qoftë se kapen ata atëherë do tronditen të tjerët do të thonë se ka shtet dh kjo është në favor të shtetit./tvklan.al