Gazetarja Glidona Daci raporton se Gjykata e Posaçme ka vendosur kalimin për gjykim të çështjes në ngarkim të Altin Hajrit, kreut të grupit kriminal që vepronte në Shijak.
Hajri akuzohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, ngjarje e ndodhur në Janar të vitit 2020. Gjykimi i tij pritet të bëhet në mungesë pasi deri më tani ai nuk është mundur të gjendet nga autoritetet.
Ndërkohë, gjykimi për grupin kriminal është ndarë në disa pjesë. Më herët gjykata ka dënuar Festim Bexhdilin ndërkohë që ka nisur gjykimi për Dritan Rexhepin dhe të pandehurit e tjerë. Ky proces, siç mëson edhe gazetarja Daci, është në fazat e fundit.
Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz për shkak se i vëllai i tij dyshohet se kishte vjedhur një sasi droge në Angli.
Për shkak të dhunës së ushtruar në automjetin tip “Range Rover” ai mendohet se humbi jetën rrugës për në një resort në Shijak aty ku shikohet i pajetë për herë të fundit në pamjet e kamerave të sigurisë.
Deri më sot trupi i pajetë i Prengës nuk është gjetur ende./tvklan.al