Biblioteka e qytetit të Librazhdit rrezikon të shkatrrohet si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm. Godina është ndërtuar në vitin një mijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër dhe në arkivat e saj ndodhen mbi gjashtëdhjetë mijë libra. Që nga koha kur është ndërtuar në Bibliotekën e Librazhdit është bërë vetëm një investim nga fondacioni “SOROS” prej shtatëmijë dollarësh për pajisje për mjediset e brendshme. Uji që ka depërtuar në muret nga rreshjet e ktyre ditve ka prishur një pjesë të mirë të librave dhe nëse nuk merren masa urgjente shumë shpejt i gjithë materiali i bibliotekës do të bëhet krejtsisht i papërdorshëm. /tvklan.al