Në Librazhd shirat e rëna rrezikojnë përmbytjen e banesave të ndërtuara në afërsi të luginës të lumit Shkumbin. Tashmë situata është e rëndë pasi vërshimi i lumit ka shkatruar katër pritat e ngritura në shtratin e ktij lumi. Banorët e ksaj zone i ka zënë paniku pasi rrezikojnë jetën dhe shtëpitë e tyre. Katër pritat e shkatruara ishin ngritur vetëm pak kohë më parë dhe kanë kushtuar njëqind milionë lek, por cilësia e punimeve duket se ka qënë e dobët pasi kto prita nuk po i rezistojnë vërshimeve të ujrave për shkak të shiut. /tvklan.al