Lajme Arkiva 2003

Rreth 3000 të vdekur kanë emrin në listat e votimit për zgjedhjet e Tetorit 2003. Këtë fakt e bën publik institucioni i Avokatit të Popullit. Sipas Ermir Dobjanit, rasti në fjalë është përgjegjësi e zyrave të gjendjes civile dhe është vënë në dukje që një vit më parë.

Ermir Dojani: Vitin e kaluar nga një ankesë e thjeshtë ne konstatuam që kishte në regjistrat e zyrës civile persona të vdekur prej vitesh, madje që para 60 vjetësh që vazhdonin të ishin të regjistruar në zyrat e gjendjes civile. Vetën në zonën e qytetit të Kavajës, ku kishte ankesa vitin e kaluar doli që ishin rreth 80 e ca persona të tillë, të behët e mundur që brenda muajit shtator të gjithë këta persona të çregjistrohen me vendim gjykate dhe të hiqen nga lista elektorale. Se sa është numri i këtyre personave unë nuk jam në gjendje të them por po të hapni lisën në internet do të shikoni se mund të mbi 3-4 mijë persona që janë me datëlindje para vitit 1900 dhe kuptohet që në Shqipëri nuk ka kaq shumë njerëz që të kenë moshë mbi 1 shekull.

Pas vëzhgimit konkret Avokati i Popullit ka njoftuar për këtë Ministrinë e Pushtetit Vendor dhe decentralizimit për veprimet e duhura. Gjithashtu është vënë në dijeni edhe komisioni qendror i zgjedhjeve si edhe presidenti i republikës./tvklan.al