Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka firmosur një tjetër shkarkim nga institucionet në varësi të tij.
Kështu, drejtori i Gjendjes Civile, Vangjush Stavro është shkarkuar nga detyra pas 3 vitesh qëndrimi në këtë post.
Kujtojmë se disa ditë më parë, ministri Hoxha shkarkoi nga detyra edhe drejtoreshën e IdentiTek, Loina Prifti, dhe në vend të saj emëroi Freskida Halilaj.
/tvklan.al