Prej disa ditësh në shtratin e lumit Drino 500 m larg bazenit të ujësjellësit të Budukut janë hedhur 60 fuçi që në etiketën e tyre mbajnë termat: ngjitës, tretës, rrëshirë të firmës “Bayer”, një firmë gjermane. Tubacionet e ujit të Budukut kalojnë midis këtyre fuçive çka rrezikojnë ndotjen e ujit të pijëshëm me të cilën furnziohet qyteti i Gjirokastrës. Për këtë arsye nga Drejtoria e Shëndetit Parësor është ushtruar kontroll për cilësinë e ujit. Drejtoria ka vënë në dijeni pushtetin lokal duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme për të hequr fuçitë nga ky vend. Megjithatë deri tani asgjë nuk është bërë, as nga firma gjermane dhe as nga pushteti lokal. /tvklan.al