Ish-Kryeministri Sali Berisha u është kundërpërgjigjur deklaratave të bëra nga Kryeministri Edi Rama në emisionin “Opinion” në Tv Klan, të cilin e akuzonte për tradhti kombëtare me marrëveshjen e detit me Greqinë në vitin 2009, e cila u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Sali Berisha akuzoi Gjykatën Kushtetuese për tradhti kombëtare që rrëzoi marrëveshjen e detit me Greqinë në vitin 2009.

Bashkë me Gjykatën Kushtetuese kanë kryer një akt të tradhtisë së lartë kombëtare me atë që bënë. Lexoni vendimin e gjykatës. Në qoftë se gjeni një konkluzion të bazuar në ekspertizë, 100 herë ndjesë u kërkoj. Asnjë ekspertizë. I vetmi dokument që është marrë për bazë, harta e një falsifikatori që mbush xhepat tjetërkund. Hartë në të cilët ka mashtruar me linjën kryesore të koordinatave, me linjën bazë të koordinatave, 19 kilometra e ka spostuar në territorin shqiptar dhe ka ngushtuar territorin shqiptar, nga 38 km në 22 km”.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu, nëse qeveria turke ka bërë ndërhyrje që Gjykata Kushtetuese të rrëzonte marrëveshjen e vitit 2009, ish-Kryeministri Sali Berisha u përgjigj: “Absolutisht po, 100%, totalisht”. /tvklan.al