Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Çmimi i naftës është rritur me 5 lekë për litër në të gjithë pikat e shitjes me pakicë. Çmimi ka pësuar rritje dhe për naftën Euro Disel.
Në 5 muajt e fundit çmimi i naftës është rritur në 30 lekë për litër si pasojë e rritjes së çmimit në tregjet ndërkombëtare. Ndërkohë që benzina ka ruajtur të njëjtin nivel çmimi. Sipas importuesve të karburanteve, benzina mbetet më rezistente ndaj rritjes së çmimit, si pasojë e konsumit më të ulët në vend dhe akcizës fikse.
Tregu vendas i karburanteve mbetet i varur në 80% të konsumit nga importet, duke bërë që kriza ndërkombëtare të transmetohet lehtësisht në tregun vendas. Importuesit kanë deklaruar, se edhe çmimi i gazit të lëngshëm është i ekspozuar ndaj një rritje të mundshme deri në 10% në krahasim me një vit më parë. Rritja e çmimit të gazit pritet të aplikohet në dimër, kohë kur rritet dhe konsumi i këtij produkti.
Në bursat ndërkombëtare, situata e çmimit të naftës mbetet kritike, niveli rekord i 53 dollarëve për fuçi është ruajtur dhe gjatë ditës së sotme, si pasojë e gjendjes së paqëndrueshme në Nigeri dhe pasojave të uraganit Ivan./tvklan.al