Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Shënohet rritja e çmimit të naftës me 5 lekë për litër. Pikat e karburantit në Tiranë kanë aplikuar sot rritjen e parë të çmimit të naftës. 1 litër naftë është shitur me 85 lekë/litër, ndërkohë që rritje ka pësuar edhe çmimi i naftës Euro Diesel, me disa lekë për litër.
Importuesit e naftës deklaruan se po përfundojnë rezervat e naftës blerë me çmim më të ulët në tregjet ndërkombëtare dhe ka nisur importin e sasie të para të blera me çmimin e pikut shënuar ditët e fundit.
Importuesit e naftës në vend janë vënë nën alarm për shkak të lëvizjeve në tregjet ndërkombëtare. Kjo është transmetuar dhe në zhdoganime më të ulta të naftës gjatë ditëve të fundit. Parashikimet flasin për një rritje të çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare gjatë gjithë muajit Gusht.
Kjo rritje çmimi do të ketë ndikim edhe në tregun vendas duke pasur parasysh se importi është dominues në ofertën e naftës. Importuesit paralajmërojnë një rritje çmimi deri në 90 lekë/litër. Rritja e çmimit të naftës pritet të transmetohet dhe në rritjen e inflacionit në vend./tvklan.al