Pas disa muajsh zhvlerësimi në raport me Lekun monedha evropiane ka fituar pikë, duke u këmbyer me 100 Lekë.

Kjo është vlera e kursit të këmbimit valutor Bankës së Shqipërisë për këtë fund Janari, duke shënuar kështu realitet të ri me një rritje me 3 pikë. Vetëm këtë fillim Janari monedha evropiane ra në vlerën e 97.87 Lekë, duke pasur një mbiçmin të monedhës vendase.

Gjithashtu rritje kanë pësuar edhe monedhat e tjera si Dollari amerikan dhe Paundi britanik.

Ndërkohë që edhe në pikat private të tregut valutor, Euro këmbehet me 99,3 Lekë. Një rritje me mbi dy pikë, e krahasuar me një javë më parë.

Megjithëse kursi i këmbimit është shoqëruar me ulje-ngritje të herë pas hershme, e që prej Gushtit, 1 Euro ka vijuar të këmbehet me më pak se 100 Lekë për një periudhë të gjatë kohore. Konkretisht, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë niveli më i ulët do të regjistrohej në 26 Shtator 2024 ku 1 Euro u këmbye me 97.97 Lekë.

Analizat e Bankës së Shqipërisë kanë arritur në përfundimin se rritja e flukseve hyrëse të monedhës europiane i detyrohet kryesisht rritjes së eksportit të shërbimeve dhe sidomos të turizmit, rritjes së investimeve të huaja, veçanërisht në blerjen e pasurive të paluajtshme.

Për stabilizimin e Euros Banka e Shqipërisë ka kryer disa ndërhyrje gjatë vitit të kaluar. Edhe përgjatë vitit 2025, Banka Qëndrore synon të blejë  përmes ankandeve 270-350 milionë Euro.

Tv Klan