Bashkëpunimi politik mes opozitës konservatore dhe të djathtës ekstreme disa ditë më parë po i shërben Kancelarit Olaf Scholz. Sipas një sondazhi të fundit partia e Scholz ka një rritje në mbështetje nga qytetarët me 3%.
Megjithatë, partia e politikanit Friedrich Merz ka një epërsi ndaj partisë së Scholz.
Sipas sondazhit, YouGov, gjysma e votuesve besojnë se udhëheqësi konservator Friedrich Merz ka thyer një tabu politike me bashkëpunimin me djathtës ekstreme. Sondazhi tregoi se Alternativa për Gjermaninë dhe Partia e të Gjelbërve kanë patur një rënie të mbështetjes.
Zemërimi i gjermanëve për çështjen e emigracionit të jashtëligjshëm është rritur në Gjermani pas një sërë krimesh të rëndë që janë kryer nga emigrantë të huaj. Merz paraqiti dy mocione jo detyruese në Parlament disa ditë më parë që kërkonin masa të shtuara sigurie dhe mbylljen e kufijve tokësorë gjermanë ndaj emigracionit.
Propozimi për mbylljen e kufijve tokësor kaloi me një shumicë të vogël prej vetëm tre votash me mbështetjen e të djathtës ekstreme, ndërsa propozimi për masa të shtuara sigurie u refuzua.
Klan News