Të paktën 832 persona kanë humbur jetën nga tërmeti shkatërrues dhe cunami që goditi ishullin indonezian të Sulaëesi, sipas Agjencisë Kombëtare të Fatkeqësive. Sipas autoriteteve, zona e prekur është më e madhe nga sa mendohej fillimisht. Shumë njerëz u raportuan të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura nga tërmeti 7 ballë që ra ditën e premte.

Lëkundjet e forta sizmike shkaktuan cunami me dallgë që shkonin deri në 6 metra të larta. Ekipet e emergjencës po kërkojnë për persona të bllokuar nën rrënoja. Por puna e tyre po vështirësohet për shkak të rrugëve të bllokuara. Sipas Kryqit të Kuq, më shumë se 1.6 milionë persona janë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

Një video e publikuar nga mediat e huaja dy ditë më parë, tregon forcën goditëse të cunamit që shkatërron qytetin Palu pas tërmetit të fortë. Në video dëgjohen qytetarët që bërtasin dhe vrapojnë për t’i shpëtuar dallgëve.

/tvklan.al