Ashtu si vendet e Europës, vitet e fundit edhe Shqipëria është përfshirë në rrjetin e vendeve me përhapje të gjerë të përdorimit të kanabisit tek adoleshentët. Por ekspertët e Shëndetit Publik theksojnë se përdorimii marijuanës në adoleshencë sjell pasoja të rënda për shëndetin mendor.
“Përdorimi i marijuanës ka ndikim të drejtëpërdrejtë në tru, dhe kur përdoret tek adoleshentët nën moshën 18 vjeç kur truri është end enë zhvillim mund të ketë ndikim shumë të rëndë që ndonjëherë janë edhe të parikuperueshme.”
Problemet e shëndetit mendor reflektohen edhe me sjelljet agresive të të rinjve në shoqëri, sidomos kur përdorimi i marijuanës është i rregullt duke arritur deri në skizofreni.
“Mund të ndikojë në mënyrë negative tek arritjet akademike. Përdorimii rregullt i marijuanës shkakton probleme që lidhen me agresitivitetin, ndryshimin e sjelljes, vështirësi për t’u përqendruar, mospërshtatje me të tjerët, veçim nga shoqëria.”
Ekspertët rekomandojnë një lidhje me të ngushte të prindërve me psikologët e shkollave për të evidnetuar çdo problematikë të dyshimtë tek fëmiëjt e tyre. Pak kohë më parë Organizata Botërore e Shëndetësisë konstatoI se 1 në 10 adoleshentë të moshës 15-vjeçare në Europë ka përdorur një herë kanabis gjatë jetës së tyre.
Edhe Shqipëria qëndron pothuajse në të njëjtat shifra të raportit të OBSH për përdorimin e substancave të ndaluara, por ajo që vihet re në vendin tonë është që përdorimi i kanabisit është më i përhapur tek djemtë sesa tek vajzat.
Tv Klan