Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Rritja e çmimit të naftës pritet të transmetohet tek shtrenjtimi i jetesë, transportet, si dhe sektorët e industrisë, bujqësisë dhe agrobiznesit pritet të shtrenjtojnë koston e prodhimeve dhe shërbimeve të tyre, pas rritjes së çmimit të naftës, si pasojë e krizës botërore të energjisë.

Sipas kryetarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Luan Bregasi, rritja e çmimit të naftës mund të amortizohet përmes politikave lehtësuese fiskale nga ana e qeverisë.

Luan Bregasi: “Rritja e çmimit të naftës do të ndikojë mjaftë në rritjen e kostos të prodhimeve shqiptare, të cilat realisht lidhen me naftën, siç është bujqësia, agrobiznesi, në rastet kur mungon energjia elektrike përdorimi i gjeneratorëve do të rrisë koston e prodhimit të produkteve shqiptare, këtë rritje çmimi ta amortizojmë sa më shumë. Ndoshta me politika të reja fiskale, ndoshta me norma të reja akcize, me një lloj shpërndarje tjetër, me reduktim të tvsh-së”.

Transportet pritet të kenë goditjen kryesore nga shtrenjtimi i naftës, aktualisht shërbimet taksive dhe autobusëve nuk kanë aplikuar rritjen e çmimit të biletave, por shprehen se do ta bëjnë një gjë të tillë nëse çmimi i naftës shënon rritje të reja. Ekonomistët presin që rritja e çmimit të naftës të kontribuojë në rritjen e inflacionit për muajt e ardhshëm./tvklan.al