Rritja e çmimit të telefonisë fikse nga Albtelecom rrit inflacionin për dhjetorin, efekt surprizë e ka quajtur një gjë të tillë guvernatori i Bankës së Shqipërisë, në prezantimin e përfundimeve të fushatës kundër rritjes abuzive të çmimeve në fund të vitit.
Shkëlqim Cani: “Ishin të papritura për ne, të pallogaritura në këtë fushatë, megjithate është pjesë e realitetit shqiptarë, që nuk e mohojmë dot, pra 3.3-shi ka brënda, madje dhe është e shkruar aty që do të dëshironim ta zbrisnim nga kjo, sepse na quhet sikur erdhi një e papritur e pallogaritur. Ne ende jemi në mësim te disa elementeve bazë, sepse po marrim disa kolpo të ekonomisë së tregut, duke marrë shembull dhe çmimet e administruara të elektrikut, të energjisë elektrike, apo të ujit, të telefonisë. Siç e vini re rritja e çmimeve është më e vogël në vitin 2003.”
Guvernatori cilësojë si anemike punën e tatimeve në përllogaritjen e detyrimeve fiskale sipas çmimeve të shitjes të cilat u pranuan që ishin abuzive. Sipas guvernatorit Cani, të gjitha hallkat e tregtimit ishin pjesë e spekulimit me çmimet, ndërkohë që shumica dërrmuese e publikut priste këtë rritje çmimesh.
Banka e Shqipërisë tentoj për të fundit herë të sfidojë rritjen abuzive të çmimeve, ndërkohë që zgjidhja sipas Canit mund të shihet te zhvillimi i konkurencës dhe i tregjeve./tvklan.al