Lajme Arkiva 2003

Në xhepat e buxhetorëve për këtë vit rritja reale e pagës do të jetë e papërfillshme. Rritja e  përvitshme e pagës është e destinuar të ekuilibrojë efektet e inflacionit, por e krahasuar me inflacionin sipas të dhënave zyrtare, kjo rritje pagash mezi kapërcen 1%. Kështu rritja mesatare e pagës për këtë vit shkon nga 5 deri në 6 % ndërsa inflacioni ka kapërcyer vlerën e 4%, pa llogaritur që sipas autoriteteve inflacioni është në tendencë rritje.

Ridvan Bode: Rritja e pagave deri në 5% nuk mund të mbulojë rritjen e çmimeve e jo më të reflektojë nevojën për të rritur standardet e nivelit të mirëqenies.

Dhori Kule: Masa e saj, dëshira mund të ishte edhe për 10-15% apo shumë më tepër, por çdo gjë bëhet sipas mundësive. Këto ishin mundësitë, në bazën e këtyre mundësive ishte edhe kjo vendimmarrje e parë me rezultatet që kanë arritur treguesit makroekonomik.

Qeveria për herë të parë ka akorduar rritje të përshkallëzuar të pagave të buxhetorëve. Sipas Bodes ky është veçse një truk.

Ridvan Bode: Copëzimi i rritjes së pagave është vetëm një marifet për të mos realizuar rritjen e deklaruar në letra, pra nëse në letra u deklarua që do të kishte nga data 1 shtator, në fillim të 4 mujorit të fundi do të kishim pagat e pretenduara nga qeveria, në të vërtet ato ende nuk janë vënë në eficenc të gjitha rritjet e pretenduara.

Dhori Kule: Edhe këtu nuk mendoj se ka vendimmarrje të gabuar pasi është pasur parasysh kategoria e prioriteteve për vetë profesionet.

Efektet në buxhetin e shtetit pas rritjes së pagave për këtë vit shkojnë mbi 330 milionë lekë të reja./tvklan.al