Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi punimet për ndërtimin e rrjetit të furnizimit me ujë të Dukatit, Dhërmiut, Palasës etj.
Balluku tha se ky projekt do të shtojë furnizimin me ujë për banorët dhe pushuesit.
Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë: Nga Dukati do të furnizojmë me ujë zonën e Palasës, Dhërmiut, Gjilekës, Kondraqit, pra të gjithë pjesën të konsideruar si një nga zonat zhvillimore më të rëndësishme në nuklave të turizmit në jug, që tashmë edhe me tunelin e Llogarasë do të zhvillohet akoma më tepër edhe për shkak të aksesit infrastrukturor që ka.
Projektet që jemi duke ndërtuar janë projekte të cilat do të jenë të dobishme dhe do të kenë kapacitete për një dekadë të ardhshme, duke qenë se ne kemi pasur të gjitha të dhënat, numrat dhe shifrat që na kanë ardhur nga lejet e zhvillimit të aplikuara tashmë në Këshillin Kombëtar të Territorit.
Projekti për furnizimin me ujë të zonës së bregdetit është në fazën e parë. Në pjesën pas tunelit të Llogarasë, do të ndërtohet një depo, e cila do të furnizohet nga pika e Dukatit, dhe në Palasë. Depo do të ketë një pompë shtytëse për të furnizuar dhe zonën e Dhërmiut, Kondraqit, Palasës dhe zona të tjera.
Klan News