Vendimin e Gjykatës së Tiranës, Elvis Rroshi e ka cilësuar si jo të drejtë. Në një postim të bërë në Facebook, Rroshi shkruan se ai është arrestuar dhe trajtuar si kriminel, pa asnjë provë apo dokument zyrtar. Ai gjithashtu hedh akuza edhe në drejtim të ish-kryeministrit Berisha, të cilin e bën përgjegjës për arrestimin e tij.

“Më arrestuan në mes të rrugës pa më marrë as në pyetje. Nxorrën rrugëve letra higjenike pa asnjë vlerë ligjore për të më treguar si kriminel. Avokati im italian që është edhe parlamentar në Itali, më tha kështu si këtu bëhej vetëm në Kamboxha! Një gjyq pa asnjë lloj prove dhe dokumenti zyrtar, po vetëm idiotësi politike dhe thashetheme gazetash. I vetmi fakt që e kam bërë publik vetë është një dënim si minoren në mungesë dhe pa dijeni që në Itali është fshirë që në vitin 2000!

Pra aty ku kam dënuar aty jam i pafajshëm, kurse ne vendin tim arrestohem vetëm sepse Sali Berisha nuk është dënuar akoma!!! S’ka problem! Unë jam mbijetues i lindur dhe emigracioni ku kam jetuar më ka stërvitur në shumë dimensione me sfidat.

Nuk kam deklaruar që jam dëbuar nga Zvicra po pse ta deklaroja kur jam dëbuar si mijëra shqiptarë pa dokumenta?! Ca krimi është ky që edhe ky ligj skandaloz që e kanë bërë ata që duhet të ishin në burg për vrasje njerëzish në bulevard nuk e përmban fare?!! Sot jam kthyer në shtëpi me një arrest pa lidhje fare. Po kam dashurinë dhe mbështetjen e Kavajës më shumë se kurrë që më jep krahë të luftoj dhe të fitoj..

O Sali Berisha! Ti nuk e merr dot më Kavajën harroje dhe mua Elvis Ervin, apo si të duash ti, do më kesh përballë 

për të ta treguar sa herë ka votime, se Kavaja ty të ka dëbuar përgjithmonë! Edhe sikur ta ndërrosh emrin ti, në Kavajë nuk futesh dot më kurrë fitimtar se Kavaja s’ta duron dot erën që s’ta harron kurrë!!! Rroftë Kavaja dhe rrofshin kavajsit e ndershëm dhe të zgjuar që i kanë sytë në ballë dhe zemrën top!!!”-

shkruan Rroshi./tvklan.al