Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimimin e Elvis Rroshit për të rifituar mandatin e tij si kryebahskiak i Kavajës.

Avokatët e Rroshit Theodhori Sollaku dhe Viktor Gumi kërkuan gjithashtu rrëzimin e një sërë nenesh të ligjit të dekriminalizimit pavarësisht vendimit për kushtetutshmërinë e tij, por dhe shfuqizimin e vendimit të KQZ-së që i ndërpreu mandatin dhe të atij të kryeministrit për shkarkimin nga posti i kreybashkiakut.

Me një vendim të Këshillit të Ministrave më 29 dhjetor të vitit 2016, Elvis Rroshi u shkarkua nga detyra si kryebashkiak i Kavajës. Më herët KQZ i hoqi mandatin kreut të Bashkisë së Kavajës pas plotësimit të formularit të dekriminalizimit.

Ai nuk kishte treguar dënimet që kishte marrë në shtetin fqinj, Itali./Tv Klan