Të gjithë e dimë se rrota është shpikja më e madhe e njerëzimit. Një ndër përdorimet e hershme të rrotës është dhe ky mekanizëm që përdoret për ujitje. Këtë shpikje të lashtë e gjen në mjaft fshatra të Shqipërisë dhe kjo jo se fermerët janë nostaligjikë, por sepse mekanizma më të komplikuar se aq nuk para rrojnë tek ne. Në kanalin Peqin-Kavajë vaditësit e këtij lloji janë pa numër. Ata që kanë guxuar të blejnë ndonjë pompë janë penduar. Pompa u ka mbetur në dorë sepse korenti edhe kur vjen është i dobët dhe nuk e vë dot në punë. Kështu që më mirë me metodën e vjetër./tvklan.al
Gazetare: Mimoza Picari