Çelja e autostradës Rrëshen-Kalimash ka rritur ndjeshëm fluksin e automjeteve që nga Kosova nëpërmjet këtij aksi mbërrijnë në Shqipëri.
Shkurtimi i kohës së udhëtimit dhe i distancës mes Prishtinës dhe Durrësit është një arsye më shumë për mijëra pushues kosovarë që këtë verë t’i drejtohen plazheve shqiptare.
Këta të fundit shprehen mjaft të kënaqur për këtë vepër madhore të infrastrukturës shqiptare që i sjell me afër të dy vendet.
Qytetari 1: “Rruga shumë e mirë, e mirë e shkurtër, shumë e shkurtë.”
Qytetarja 1:”Shumë mirë, është hera e pestë që vij luftës domethënë, ishte kënaqësi e vërtetë. Me përjashtim të disa pengesave nëpër rrugë që ishin ndërtim e sipër rruga ishte fantazi fare.”
Qytetari 2: “Rruga është një kapital edhe për neve edhe juve. Kështu që ne jemi shumë të kënaqur me rrugën ishte bo një punë shumë e madhe ne pa marrë parasysh cilit krah politik janë këta që e kanë punuar këtë rrugë ne i përgëzojmë.”
Qytetari 3: “Është një punë e madhe, ju lumtë gjithë udhëheqësve, i lumtë Sali Berishës si kryeqeveritar i kësaj pune që ka bërë. Është një rrugë shumë e mirë, është një rrugë shumë e shkurtër. Ne jemi gëzuar fort për atë kemi ardhur dhe do të vijmë çdo herë këtu.”
Interesi i pushuesve kosovarë për të mbërritur në Shqipëri gjatë këtyre ditëve është tepër i lartë. Ata vetë pohojnë se për shkak të numrit të madh të automjeteve kanë pritur disa orë në kufi para se të hynin në Morinë.
“Problemi ishte se në Morinë u vonuam shumë derisa u futëm në kufi, domethënë 4 orë pritëm atje.”/tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro