Rrëshen-Kalimash nuk është segmenti i vetëm rrugor i autostradës që na lidh me Kosovën në të cilin puna po shkon drejt përfundimit.
Fjorald Zguro: “Këtu gjendem në të hyrë të qyteti të Kukësit dhe siç shihet puna po vazhdon me hedhjen e shtresave të asfaltit, në këtë segment të autostradës Durrës-Kukës-Morinë.”
Në lotin e parë të segmentit Kalimash-Morinë është duke punuar kompania shqiptare me eksperiencë në fushën e infrastrukturës rrugore, “Gjoka”. Drejtues të kompanisë thonë se puna po vazhdon me ritme të larta dhe ky segment do të përfundojë brenda afateve.
Rrok Gjoka: “Bëhet fjalë për një gjatë prej 2.69 km dhe përfundon brenda datës 10 qershor që është edhe afati.”
Ndërkaq edhe supervizorët e kësaj pjese të autostradës, shprehen të kënaqur për ecurinë dhe cilësinë e punimeve të kryera nga kompania “Gjoka”.
Rusland Kallabaku: “Ne si kompani supervizuse nga punimet e kryera deri tani nga kjo kompani jemi të kënaqur. Të gjitha testet që i janë bërë qoftë shtresave qoftë betoneve, qoftë elementëve të tjerë që ka rruga janë pozitive. Kemi testuar edhe fabrikën e cila e prodhon e kemi kontrolluar, është një fabrikë moderne e prodhimeve të vitit të fundit më kapacitet të lartë.”
Kompania ka instaluar në afërsi të qytetit të Kukësit edhe një fabrikë të prodhimit të asfaltit më një kapacitet 140 ton asfalt në orë, e cila ju shërben edhe kompanive të tjera që janë duke punuar në lotet e rrugës nga Kalimashi në Morinë. Kjo fabrikë e lëvizshme e gjitha e kompjuterizuar ka një teknologji të avancuar e cila nuk dëmton mjedisin./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro