Në vitin 1997 ish ambasadori i Këshillit të Europës në Tiranë i premtoi Bashkisë Tiranë rregullimin e një lagjeje model. Projekti filloi me ngritjen e një ujësjellësi të ri në rrugën “Kongresi i Lushnjes” dhe më pas vazhdoi me rregullimin e trotuareve në rrugën “Naim Frashëri”. Fraza e tretë e projektit parashikoi rregullimin e të gjithë fasadave në “Rrugën e Durrësit”. Fondi për realizimin e këtij projekti jepej nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Vetëm disa ditë më parë ky fond është liruar për t’i dhënë firmave fituese të tenderit që do të ndryshojë një nga hyrjet kryesore të Tiranës. Nënkryetari i bashkisë Ramiz Balla lidhur me këtë thotë:
“Sapo janë mbaruar prokurorimet pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe pritet së shpejti të fillojë puna. Për riparimin total të lagjes kostoja është goxha e lartë, por në dispozicion janë rreth 1 milion dollarë që do të përdoren për përmirësimin e infrastrukturës së “Rrugës së Durrësit”.”
Kështu pas disa muajsh pritet të ndryshojë edhe kjo pamje e cila ka vite të tëra që nuk sheh bojë me sy./tvklan.al