Muaji maj do të sjellë ndryshime të mëdha dhe të rëndësishme për të gjitha shenjat. Meri Shehu lajmëron se shumë planetë po bëjnë lëvizjet e tyre dhe nuancat kryesore do të vendosen te dashuria, ekonomia dhe jeta e përditshme.
Sipas parashikimit mujor për shenjat në “Rudina” në Tv Klan, astrologia grupon shenjat që do të vendosen nën trysni, të tjerat që duhet të vijojnë të jenë këmbëngulëse si dhe më të favorizuarat. 26 maji është data më e rëndësishme e majit prej së cilës shenjat do të ndiejnë ndikimin e fortë të Jupiterit në Binjak.
Meri Shehu: Shumë planetë nga sot e nesër bëjnë hyrjet e tyre. Afërdita është futur në Dem, në shtëpinë e vet kështu që maji na gjen me Afërditën dhe Diellin në Dem, në datën 15 futet edhe Mërkuri në Dem. Vendosmëria, dashuria, shijimi, jeta e përditshme, ekonomia, erotizmi do të na preokupojnë shumë gjatë muajit maj dhe do të jetë një periudhë e fuqishme. Nesër Marsi, planeti i luftës futet në Dash, në pozicionin dhe ritmin e vet ku do të rrijë gjatë gjithë muajit maj. Duhet të kenë kujdes shenjat që lidhen me katërkëndësha me Dashin: Gaforre, Peshore dhe Bricjap që mund të presin sulme të fuqishme gjatë këtij muaji ose antagonizma të fortë ndaj do u duhet të ruajnë mirë çështjet familjare, karrierën, bizneset, shoqërinë, bashkëpunimet sepse do të vihen nën një trysni.
Një hënë e re në datën 8 në Dem është e fuqishme sepse prek të gjitha shenjat, sidomos Demin, Akrepin, Ujorin dhe Luanin që hyjnë në një cikël të ri të jetës dhe duhet ta lënë të kaluarën njëherë e përgjithmonë mbrapa. Në datën 15, me hyrjen e Mërkurit në Dem këto 4 shenja nuk duhet të ndikohen nga të tjerët, por duhet të rezistojnë te mendimet dhe qëllimet e tyre ashtu siç janë këmbëngulëse dhe mos të hezitojnë që të veprojnë.
Në datën 26 maj është evenimenti më i rëndësishëm astrologjik i vitit, Jupiteri pas një viti qëndrimi në Dem kalon në shenjën e Binjakëve dhe këtu ndikohen shumë Binjakët, Shigjetari, Virgjëresha dhe Peshqit që për një vit që do të kenë ndryshime të mëdha, thelbësore, në çështje familjare, karriere, bashkëpunime dhe është viti që këto shenja do të marrin nuancën më të fuqishme të ndryshimeve të mëdha. Binjakët kanë të bëjnë me komunikimin dhe logjikën kështu që shumë gjëra do të bazohen aty. Nuk do të jetë vit shumë emocional, me ndjenja por komunikativ. Ai që ka komunikim, inteligjencë, shkollë, intelektualitet do të fuqizohet shumë.
Shenjat më të favorizuara me Jupiterin në Binjak, që do të marrin energji të drejtpërdrejtë janë shenjat e ajrit: Binjakët, Peshorja, Ujori. Këto tre shenja do ta kenë ndryshimin e madh, thelbësor por priten ndryshime pozitive, as Binjakët vetë s’do ta kenë kaq pozitive sa mund ta kenë Peshorja dhe Ujori./tvklan.al