Numri dy i Partisë Socialiste Gramoz Ruçi ka komentuar deklaratën e ambasadorit Salzmann ndaj kryeministrit Nano dhe liderit të opozitës Berisha. Ruçi tha se një gjë të tillë nuk e dëgjonte për herë të parë, por zgjedhjen e shefave të politikës e bën elektorati.

Gramoz Ruçi: “Të mos gabohem, këtë përcaktim e ka bërë njeriu i mençur i letrave shqiptare Dritëro Agolli kur ka deklaruar që të gjithë aktorët dhe faktorët politikë shqiptarë dhe forcat politike shqiptare kanë dalë nga mitra e përgjakur e PP-së. Pra nuk është një gjë e re.”

Partia Socialiste nuk lëkund qëndrimin e saj mbi balancimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe problemin e listave të zgjedhësve. Meqenëse komisioni i posaçëm parlamentar nuk ka gjetur ende mirëkuptimin për dy propozimet e OSBE-së, kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi thotë se nevojiten ekspertët e kualifikuar të kërkuar dhe nga kryeministri Nano.

Gramoz Ruçi: “I kemi ftuar institucionalisht që të asistojnë dhe të hedhin në letër si e kuptojnë ata atë që kanë shkruar në rekomandimet e bëra ga raporti i ODIHR-it dhe të OSBE-së.”

Për këtë çështje, gjatë pasdites, kreu u grupit pralamentar socialist do të takohet me homologun demokrat Topi me kërkesë të ambasadorit Lipponen.

Gramoz Ruçi: “Përshëndesim zotin Lipponen që dhe në javën e fundit është shumë aktiv.” /tvklan.al