Moderatorja Rudina Dembacaj ka qenë qendra e vëmendjes së mediave rozë që në momentin që pranoi lidhjen e saj me Mark Frrokun. Rudina vendosi që mos e mbante të fshehtë, por të ndante me fansat këtë lajm të rëndësishëm për jetën e saj.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale me postime të ndryshme nga përditshmëria e saj dhe shpeshherë iu përgjigjet edhe pyetjeve që fansat kanë.

Së fundmi, një nga pyetjet që një ndjekës i ka dërguar lidhej me marrëdhënien e ish-bashkëshortit të saj, Aleks me Mark Frrokun.

Rudina shprehet se marrëdhënia mes tyre është shumë e mirë sepse në mes është vajza Viki.
“Shumë të mira. Është Viki në mes”, shkruan ajo./tvklan.al