Të ftuar: Silvana Bushati, Olsi Abazi, Uljanova Çali, Flora Xhemani Baba, Klodian Murati
Histori të bukura verore, kujtime që ruajmë nga pushimet
Albumi i kujtimeve të verës/ Të ftuarit sjellin objektet e veçanta
Mbi një papirus, Olsi Abazi sjell Kuranin e vjetër egjiptian
Në sendet e sjella në programin “Rudina” në Tv Klan nga pushimet që përmbajnë edhe një kujtim, Olsi Abazi zgjodhi një copëz historie. Një papirus i sjellë nga toka e largët egjiptiane që i përket një epoke të shkuar, ku në të është shkruar një pjesë nga Kurani i shenjtë.
Olsi Abazi: Unë në Kairo, para shumë vitesh, nuk e di 20 vjet ndoshta, kam qenë dhe rastisa nëpërmjet një të njohuri tonë…
Rudina Magjistari: Një papirus gjigant.
Olsi Abazi: Nuk është papirus, nuk e di nëse e keni parasysh historinë e Kuranit që kur Kurani filloi të shkruhej nga njerëzit që e dinin përmendësh dhe kishte familje që e shkruanin Kuranin në formën e tyre dhe kjo është forma më e vjetër që shkruhet Kurani dhe që është trashëguar nga një familje në tjetrën, pra ishte trashëgim dhe kjo ishte forma që ruhej shkrimi i Kuranit.
Rudina Magjistari: Le të themi që është një faqe e parë kjo?
Olsi Abazi: Është një nga suret e Kuranit.
Rudina Magjistari: Fotokopje e ke besoj?
Olsi Abazi: Kjo nuk është as foto, as kopje. Kjo është një letër papirusi, e punuar me dorë, është shkruar me dorë.
“O rryp!”, Klodian Murati demonstron si lexon me këmbët në ajër, të ftuarit s’mbajnë gazin
Sendi që e shoqëron Klodian Muratin në çdo pushim është një rrip. Yogist-i e solli në programin “Rudina” në Tv Klan duke demonstruar se ç’bën me të dhe pozat që mori, shkrinë gazit të pranishmit. Rripi përdoret jo vetëm për ‘stretching’, por edhe si formë për të lexuar.
Klodian Murati: Ky është një rrip magjikbërës. Përse? Kur unë shkoj në plazh, e kam gjithmonë me vete sepse bëj edhe ‘stretching’. Me këtë rripin ti bën një mobilizim të mirë të shtyllës kurrizore, të këmbëve, hapje, relaksim, tërheqje të qafës, çlirimin e shpatullave.
Rudina Magjistari: Pra vetëm me atë rrip ti realizon të gjitha këto ushtrime kështu që ti e mban gjithmonë me vete këtë, edhe kur shkon me pushime.
Klodian Murati: Nuk i solla se kam harruar, por me këtë kur ti lexon, vendosesh, sigurisht janë disa teknika.
Rudina Magjistari: Imagjino je ti duke lexuar në çadër.
Klodian Murati: Po, jam shtrirë. Po, njërën këmbë e vendos këtu te kjo, dhe ndërkohë që këmba shtrihet se është drejt, ti lexon, e mban librin edhe këtu.
Rudina Magjistari: Domethënë ti je shtrirë dhe këmba i bie të jetë këtu lart, mban dhe librin. Sa do të doja të të shikoja në atë moment!
Klodian Murati: Që do të thotë tërheq edhe qafën, edhe këmbën, përmirëson edhe qarkullimin.
Olsi Abazi: Mbush edhe kokën me informacion.
/tvklan.al
Pyetjet pikante për pushimet e verës dhe receta e vecantë, “Hoja e mjaltit”