#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Rudina – Ueda dhe Arlindi prezantojnë për herë të parë vajzën e tyre, Amea


Përshëndetje të dashur miq, takohemi sërish bashkë këtë të enjte. Do ta nisim programin me dy të ftuar që vitin e kaluar nisën një udhëtim në një ishull dashurie, udhëtim ky që i ndryshoi jetën 360 gradë le të themi. Ata u shpallën fitues të edicionit të parë të “LOVE ISLAND ALBANIA”, transmetuar në ekranin e TV KLAN. I kemi pasur edhe në studio për të na rrëfyer lajmin e shtatzanisë, aty ku edhe zbuluan në një GENDER REVEAL gjininë e bebit të tyre, që do të ishte një vajzë. Ne jemi shumë të lumtur që t’i kemi sot të tre në studio së bashku me ëmbëlsirën vajzën e vogël, Amean (4 muajshe)
INFO: Ueda Ndrecaj dhe Arlind Gashi, u shpallën fituesit e sezonit të parë të LOVE ISLAND ALBANIA më 6 nëntor 2023. Ata pas përfundimit të Love Island Albania, u shpërngulën në Gjermani, ku jetonte Arlindi. Më 3 shkurt dhanë lajmin se do bëheshin prindër. Me datë 21 mars janë celebruar. Më 20 korrik 2024, lindi AMEA GASHI në Gjermani. Ajo është gati 5 muajshe për pak.

Rudina – “DUO E TASTIERAVE TË SHPIRTIT”/ Një koncert nga Fatos Qerimaj dhe Rudina Ciko


Në këtë pjesë do të jemi me dy artistë, me një karrierë të pasur në fushën e artit. Më 15 Dhjetor në kuadrin e Festivalit Pianodrom, klarinesti Fatos Qerimaj nën shoqërinë e pianistes, Rudina Ciko do të japin një koncert “DUO E TASTIERAVE TË SHPIRTIT”, me vepra premierë të kompozitorit Aleksandër Peçi dhe nga muzika botërore, në Qendrën Kulturore pranë Katedrales Ortodokse në Tiranë. Do të mësojmë më shumë rreth këtij eventi kulturor të rëndësishëm ndaj le t`i presim menjëherë në studio…

Rudina – Transplanti i mëlçisë në Spitalin Memorial


Jemi kthyer në këtë pjesë të tretë të programit, ku do të ndalemi pikërisht te një temë e shëndetit dhe do të flasim për transplantin e organeve, kryesisht mëlçisë, në Grupin e Spitaleve Memorial.
Grupi i Spitaleve Memorial eshte spitali i parë ne Turqi dhe i 21 ne glob nga rreth 1000 qe ka shoqata, që mori akreditimin JCI (Joint Commission International), standardi i artë në shërbimin shëndetësor. Me 11 spitale me teknologji të avancuar dhe të orientuara ndaj pacientit, 2 qendra mjekësore dhe 1 qendër wellness në 5 qytete të Turqisë, Grupi i Spitaleve Memorial u shërben çdo vit 75,000 pacientëve ndërkombëtarë, nga mbi 167 shtete.
Ne sot do të njihemi me një nga kirurgët më të njohur që punon në Grupin e Spitaleve Memorial, prof. Dr. Kamil Yalçin Polat, njëkohësisht kryetar i BORDIT SHKENCOR TË MËLÇISË NË MINISTRINË E SHËNDETËSISË NË TURQI, i cili në materialin e parë do të bëjë një prezantim të punës së tij dhe do të na njohë fillimisht me disa informacione për dështimin e mëlçisë dhe sëmundjet që e shkaktojnë këtë problem.