#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Rudina – Gazetari dhe menaxheri artistik, Kleart Duraj në një rrëfim për jetën dhe karrierën
Sot kemi në studio një personalitet të njohur në botën e artit dhe muzikës në Shqipëri, Kleart Duraj. Me një eksperiencë të gjatë si gazetar, koordinator dhe menaxher artistik në media, ka ndërtuar një karrierë që spikat me profesionalizëm dhe pasion për artin dhe kulturën.
Së fundmi e pamë si anëtar jurie në Kënga Magjike 2024. Ai është Përfaqësues zyrtar i gjigandëve të diskografisë si, Universal Music Group, Sony Music, Warner Music Group.
Kleart Duraj ka ndërtuar një karrierë që spikat me profesionalizëm dhe pasion për artin dhe kulturën. Ne do ta kemi sot në një intervistë për ta njohur më shumë…
Rudina – Nga gjenerata e humbur, X, Y, Z…tek Beta: Çfarë janë dhe si ndryshojnë?
Në vitin 2025, bota do të jetë në një fazë të re, me zhvillime teknologjike, sociale dhe ekonomike që do të ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të lidhur, të qëndrueshme dhe inovative. Generata Beta pritet të sjellë ndryshime rrënjësore në të gjitha aspektet e jetës, nga teknologjia deri te mënyra se si njerëzit ndërveprojnë mes tyre.
Ne në fakt sot do tI marrim me radhë dhe për të kuptuar pak karkateristikat e secilës prej tyre… Rudina fton në studio Erika Bejko- sociologe/pedagoge në fakultetin Sociologjisë. Le t
i komentojmë pak gjeneratat me radhë, karakteristikat e secilës prej tyre…
1-Gjenerata e humbur, (1883-1900)
2-Gjenerata më e madhe (1901-1927)
3-Gjenerata e heshtur (1928-1945)
4-Baby boomers (1946-1964)
5-Gjenerata X (1965-1979)
6-Gjenerata Y (1980-1996)
7-Gjenerata Z (1997-2009)
8-Gjenerata Alfa ( 2010-2024)
9-Gjenerata Beta (2025-2039)
Rudina – Çfarë është Gjenerata e Re Beta, që do të nisi në 2025?