#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Rudina -Opera “Lucia di Lammermoor”/Vjen Jessica Pratt – Ylli i Belkantos në TKOB


Përshëndetje dhe mirë se erdhët në këtë të mërkurë! Në emisionin e sotëm do të kemi kënaqësinë të mirëpresim tre emra të shquar të skenës operistike: sopranon e famshme ndërkombëtare, Jessica Pratt, ylli i Belkantos në skenat operistike ndërkombëtare; dirigjentin e njohur Jacopo Sipari di Pescasseroli, dhe regjisoren e talentuar shqiptare, Ada Gurra.
Do të ndalemi tek një ngjarje e rëndësishme kulturore në këtë pjesë të parë, Opera e famshme “Lucia di Lammermoor” e bazuar në romanin e Sir Ëalter Scott një kryevepër e Gaetano Donizettit… rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit pas plot 16 vitesh që nga premiera e saj, duke dhuruar emocione të papërsëritshme.
Shfaqjet do të jenë në datat 12, 13, 15 dhe 16 dhjetor, në orën 19:00 NË TKOB.
Të ftuar: Jessica Pratt-Soprano, Jacopo Sipari di Pescasseroli- Dirigjent, Ada Gurra- Regjisore e TKOB

Rudina – Modë: Si të kombinojmë shallin e trashë në dimër


Sot do të flasim për një aksesor të padiskutueshëm që ndihmon në krijimin e pamjes perfekte dhe mbrojtjen nga i ftohti: shalli i trashë i leshtë. Ky aksesor është i domosdoshëm në garderobën tonë, jo vetëm për ngrohtësi, por edhe për stilin që sjell. Në këtë pjesë, do të flasim se si mund ta kombinojmë shallin e trashë gjatë gjithë vitit për të arritur një pamje elegante dhe praktike, pa humbur komoditetin.
Nga stilet klasike dhe të thjeshta, deri te ato më të guximshme dhe kreative, ftojmë në studio Enxhi Valteri, stiliste/blogere

Rudina – 4 mënyra: Si të kombinojmë shallin e trashë në dimër