#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Java e ndërgjegjësimit për epilepsinë, sëmundja më e përhapur neurologjike
Gjatë programit për ditën e sotme do të ndalemi tek një temë e shëndetit. Kjo javë që sapo kemi hyrë është Java Ndërkombëtare e Epilepsisë. Epilepsia ose siç njihet ndryshe ‘sëmundja e tokës’ është një grup çrregullimesh neurologjike jo të transmetueshme të karakterizuara nga kriza epileptike të përsëritura.
Pavarësisht se është një nga gjendjet mjekësore më të vjetra të njohura në botë stigma rreth epilepsisë vazhdoj, duke i bërë shumë njerëz të hezitojnë të flasin për të. Për këtë dhe më tepër do të flasim më gjatë për të me Prof.Dr shefe e Shërbimit të Neurologjisë në QSUT, Jera Kruja.
Në dashuri me Top Shop, deri në 60% ulje
Në pjesën e dytë të programit për ditën e sotme do të kemi në studio miqtë tanë të TOP SHOP së bashku me ofertat e tyre më të fundit. Jemi në prag të festës së të dashuruarve e duket se
Top Shop ka një ofertë që nuk duhet humbur. “Ne dashuri me Top Shop, deri ne 60% ulje+14% extra ne produktet me te kerkuara”.
“Në dashuri me gjumin, gatimin e kujdesin ndaj vetes, deri në 60% ulje +14% extra në produktet
më të kërkuara. Nxitoni të përfitoni sasia e koha e limituar vetëm 5 ditë ulje”.
Oferta do të startojë zyrtarisht nesër, në datën 12 Shkurt për të gjithë klientët, por në datën 11 shkurt ndjekësit e programit “Rudina” do të kenë mundësi të përfitojnë të parët nga uljet.
Mirian Dautaj, baristi i famshëm shqiptar në New York
Në pjesën e tretë të programit për ditën e sotme do të kemi një lidhje në New York me një shqiptar të suksesshëm lidhur me koktailet. Prej 6 vitesh jeton në SHBA ku ka hapur dhe barin e tij (Drinkology). Madje është fitues i vitit 2023 i një kompeticioni të rëndësishëm për baristët “Bar Boss”. Jo vetëm kaq por në lokalin e tij shkojnë edhe personazhe të njohur si reperi me famë botërore 50 Cent. Ai ka përgatitur 6 koktaile vetëm për të dhe për të na treguar më shumë rreth kësaj experience dhe jo vetëm do e kemi në një lidhje skype.
/tvklan.al