#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Zgjedhjet në Kosovë/ Gazetarja Ardiana Thaci raporton live nga Prishtina
Përshëndetje të dashur miq. Takohemi sërish bashkë këtë të hënë. E diela e 9 shkurtit, ishte padyshim një ditë e rëndësishme për Kosovën, qytetarët e të cilit iu drejtuan kutive të votimit, për të zgjedhur qeverinë e re. Në përgjithësi nuk janë raportuar incidente dhe mund të themi që ishin një test i kaluar me sukses demokratik.
Vlen të theksohet se kjo është hera e parë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, që parlamenti i Kosovës përmbushi mandatin e plotë 4-vjeçar.
“Jo thjesht rastësi”: Një romancë e magjishme dashurie për këtë Shën Valentin
Do të ndalemi në një moment të jashtëzakonshëm, një zbulim me rëndësi për vendin tonë.
Është zbuluar Liqeni më i madh termal nëntokësor në botë, i cili ndodhet pikërisht në Leskovik, në juglindje të Shqipërisë. Më 7 shkurt shpejt ka qarkulluar një video që u bë virale, në të cilin dukejLiqeni Neuron, i cili mendohet të jetë liqeni më i madh termal nëntokësor në botë, i zbuluar në Leskovik, nga një grup studiuesish çekë.
Në këtë pjesë do të flasim për një libër mjaft interesant, “Jo thjesht rastësi” nga autorja amerikane Rebecca Yarros, botuar nga “Pegi”, përkthyer në shqip nga Vjola Aliaj. Një romancë e magjishme mbi fuqinë e fatit dhe rastësitë fatlume, që të ndryshojnë jetën njëherë e përgjithmonë.Për të mësuar më shumë historinë do të flasim në studio me drejtuesen e shtëpisë botuese “Pegi”, Loreta Berhami…
Ditët e vështira ia lënë vendin dashurisë! Meri Shehu tregohet ‘dorëlëshuar’ me yjet e javës
Sot është data 10 shkurt dhe si çdo të hënë, presim astrologen Meri Shehu, e cila do të na
tregojë parashikimin e yjeve për këtë javë, le ta presim pa humbur kohë në studio.
YJET PËR JAVËN 10-16 SHKURT NGA MERI SHEHU:
Dashi 4
Demi 2
Binjaket 5
Gaforrja 4
Luani 5
Virgjeresha 2
Peshorja 3
Akrepi 4
Shigjetari 5
Bricjapi 2
Ujori 5
Peshqit 3